Limaj: Rruga e vetme për dalja nga situata është me bisedime dhe marrëveshje politike

Aktuale

Limaj: Rruga e vetme për dalja nga situata është me bisedime dhe marrëveshje politike

Më: 19 maj 2025 Në ora: 10:45
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është deklaruar para seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se ngërçi aktual mund të tejkalohet vetëm përmes dialogut dhe marrëveshjes ndërmjet partive politike.

“Një marrëveshje politike është e domosdoshme. Mendoj se secili duhet t’i thirrë përgjegjësisë së vet.

Forca të tjera politike nuk ka – këto janë që janë,” tha Limaj para gazetarëve.

Ai theksoi se rruga e vetme për dalje nga situata është përmes bisedimeve dhe marrëveshjeve politike, ndërsa bëri të ditur se Nisma nuk ka pranuar asnjë ftesë për të dhënë propozime në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat