Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Profesori Binak Maxharraj ka reaguar ashpër ndaj deputetëve, të cilëve u rekomandon ta ndalin këtë maskaradë votimi idiotesk në Parlament.
Postimi i plotë:
DESHT0N PËR HËRË TË 18-të VAZHDIMI I SEANCËS KONSTITUIVE TË KUVENDIT
Amani u koftë ndërprejeni këtë maskaradë votimi idiotesk në Parlament. Uluni si njerëz e gjejeni një zgjidhje. E zgjidhje ka sa të doni nëse keni vullnet, por si duket ju mungon vullneti, ju mungon guximi sepse më me qejfë po keni të krijoni skena idioteske mes veti në Parlament se sa të kërkoni zgjidhje.
U bëtë përralla e zotit duke ia bërë qejfin Serbisë.