Eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqësuesit serb Petar Petkoviq, lidhur me përdorimin e një objekti të Kryqit të Kuq në Zubin Potok nga persona të përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës.
Në një deklaratë publike, Musliu ka kërkuar përgjigje të sinqerta nga Petkoviq, duke vënë theksin mbi dyshimet serioze për shfrytëzimin e një objekti me qëllime humanitare për veprimtari kriminale.
“Përgjigjuni sinqerisht, z. Petkoviq: Çfarë po bënin kriminelët e përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës në objektin e ‘Kryqit të Kuq’? Nëse ai vend shërbente për fëmijë, trajnime të ndihmës së parë dhe punë humanitare, atëherë na tregoni: pse ishin aty të përfshirët në aktin terrorist? Ushtrime ndihme të parë me armë automatike?”, ka thënë Musliu.
Postimi i plotë:
Përgjigjuni sinqerisht, z. Petkoviq: Çfarë po bënin kriminelët e përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës në objektin e “Kryqit të Kuq”?
Z. Petkoviq, sa herë që institucionet e Kosovës veprojnë për të mbrojtur qytetarët e saj, ju ngrini zërin me akuza.
Nëse ai objekt në Zubin Potok vërtet shërbente për fëmijë, trajnime të ndihmës së parë dhe punë humanitare, atëherë na tregoni:
PSE ISHIN TË PËRFSHIRËT NË SULMIN TERRORIST NË BANJSKË ATY?
Çfarë po bënin në atë vend? Ushtrime të ndihmës së parë me armë automatike? Mjaft u fshehët pas fëmijëve! Mjaft e përdorët Kryqin e Kuq për të mbrojtur kriminelët.