Natën e së martës është raportuar se gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar fizikisht nga person/a të panjohur.
Media ka kontaktuar me gjinekologun Veliu, i cili shkurtimisht tha se “mirë jam”.
Në lidhje me rastin, media ka dërguar pyetje në polici, por deri në publikimin e këtij artikulli, të njëjtin s’kanë kthyer përgjigje.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth orës 21:30, në rrugën “Henry Dynant”, ku mjeku ishte duke kaluar, kur papritur është goditur me forcë nga një individ i panjohur.