Bahtiri kritikon bllokadën në Kuvend, thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Aktuale

Bahtiri kritikon bllokadën në Kuvend, thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Më: 21 maj 2025 Në ora: 10:31
Agim Bahtiri

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri ka folur për tentimin e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Bahtiri u shpreh se situata aktuale është papërgjegjësi totale e deputetëve që i ka zgjedh populli.

I takon deputetëve të marrim vendime në të mirë të qytetarëve pavarësisht se cilës parti i takojnë. Secila parti i din votat e veta dhe ne duhet të gjejmë një zgjedhje përfundimtare për të qeverisur këtë vend. Është gabim i madh që po bëhet mes partive politike”, tha Bahtiri.

Ai shtoi se derisa LVV voton për të zgjedhur organet ka përparësi në aspektin e dëshirës për t’i zgjedhur për dallim nga partitë tjera.

Bahtiri shtoi se janë të gatshëm çdoherë për kompromis.

“Ne jemi çdoherë të gatshëm të bëjmë kompromis, i kemi kërkuar LDK-së që të bëjmë një qeveri të përbashkët sepse i duhet këtij vendi. E kemi kandidaten që është gruaja më e votuar brenda LVV-së, e përgatitur e dëshmuar mjaftë kështu që nuk e di pse dikush mundohet me marrë të drejtën e dikujt”, tha Bahtiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat