Drenori: Opozita nuk e ka problemin tek Albulena Haxhiu, por te...

Aktuale

Drenori: Opozita nuk e ka problemin tek Albulena Haxhiu, por te...

Më: 22 maj 2025 Në ora: 19:20
Analisti, Xhavit Drenori

Analisti, Xhavit Drenori ka deklaruar se për zhbllokimin e situatës në Kuvend janë subjektet politike që duhet të lëvizin nga pozicionet e tyre nëse kanë vullnetin  të bëjnë krijimin e Kuvendit.

Drenori thotë se subjektet politike e kanë frikën që nëse Kurti nuk e formon Qeverinë, Kosova do të shkojë obligativisht brenda një kohe të shkurtër në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk prodhojnë një rezultat të mirë për partitë e vogla.

Madje, ai thotë se opozita nuk e ka problemin tek Albulena Haxhiu, pasi që sipas tij ajo do të votohet për Kryetare të Kuvendit.

“Ne qytetarët e Republikës së Kosovës i kemi përjetuar këto vendimet e ngadalshme edhe kur ka qenë në pyetje realizimi i vizave për vendin tonë duke pasur parasysh që ishim një shtet që i kishim përmbushë të gjitha kriteret pasi kriteret edhe shtesë në krahasim me shtetet tjera dhe vendimet ishin gjithmonë të vonuara. Për zhbllokim të situatës janë krerët e subjekteve politike që duhet të lëvizin nga pozicionet e tyre nëse vetëm kanë vullnetin që pastaj të bëjnë krijimin e institucioneve së pari krijimin e Kuvendit .

Situata nuk është e komplikuar siç e kanë bërë subjektet politike, ne e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila mënyrë eksplicite i jep të drejtë partisë fituese që të nominojnë. Unë besoj që legjitimiteti është në anën e LVV-së që të zgjedh. Unë besoj shumë që disa subjekte politike e kanë frikën që Kurti nëse nuk e bënë Qeverinë do të shkojmë obligativisht brenda një kohe në zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk prodhojnë rezultat të mirë sidomos për partitë e vogla, nuk e kanë problemin e Albulena Haxhiut, sepse ajo do të votohet do të shkojë kjo punë dhe nuk do të jetë shumë gjatë kjo punë”, ka deklaruar Drenori në emisionin “Ditari”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat