Ramush Haradinaj: Mund ta votojmë edhe Glauk Konjucën për kryetar Kuvendi

Aktuale

Ramush Haradinaj: Mund ta votojmë edhe Glauk Konjucën për kryetar Kuvendi

Më: 23 maj 2025 Në ora: 11:00
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para seancës, ku do të tentohet për herën e 20-të të konsititohet Kuvendi.

Ai tha se janë të gatshëm të votojnë për kryeparlamentar nëse propozohet emër tjetër, që ai e quan unifikues.

“Edhe pse nuk është përgjegjësi e jona, prapë e kemi dhënë një opsion për të dalë nga kjo gjendje. Do të japim votën për kandidat të VV-së që është unifikues, kemi ëprmend Bogujevcin dhe Selimin, por do të mujshim me votu edhe zotin Konjufca, ish kryetarin. “

Haradinaj është pyetuer se a do ta votonte kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, për kryetar Kuvendi.

“Nuk kemi marrë qëndrim rreth kësaj. Nuk muj me dhënë një mendim të qartë. Nuk kemi diskutu në aleancë. Në obligim s’jemi…”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat