Deputetja e LDK-së: Preferojmë qeveri kalimtare, me kryeministër Lumir Abdixhikun

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Preferojmë qeveri kalimtare, me kryeministër Lumir Abdixhikun

Më: 23 maj 2025 Në ora: 11:12
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, para nisjes së seancës konstituive tha se Lëvizjes Vetëvendosje i takon të prezantoj kandidatin për kryetar të Kuvendit, por ajo shtoi se kjo krizë ka shpërfaqë paaftësinë e partisë fituese për ta siguruar shumicën dhe kjo tregon se partia fituese nuk ka lënë hapësirë për partneritet.

Ajo theksoi se qytetarët po përballen me vështirësi për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike, ku si pasojë ka efekt zinxhiror.

Tutje, deputetja e LDK-së foli për propozimin e partisë së saj për qeveri kalimtare, ndërsa foli edhe për kandidatin për kryeministër në rast të forimimit të një qeverie kalimtare.

“Ne e preferojmë Lumir Abdixhikun pas kemi garuar me program të qartë…”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat