Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci ende i zhdukur që nga 23 janari

Aktuale

Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci ende i zhdukur që nga 23 janari

Më: 23 maj 2025 Në ora: 13:44
Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci

Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit i zhdukur që nga 23 janari i këtij viti nuk është gjetur akoma.

Djali i të zhdukurit, Ardian Tejeci, tha për klankosova, se rastin për babanë e tij e kanë raportuar në polici.

Ai u shpreh se përveç veturës, se deri tani ende nuk e kanë gjetur atë.

Në ndërkohë edhe policia pati konfirmuar se kërkimet për gjeten e tij po vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat