Pas ministrit Peci, lirohet edhe kryeshefi i AUVI-t

Aktuale

Pas ministrit Peci, lirohet edhe kryeshefi i AUVI-t

Më: 27 maj 2025 Në ora: 21:25
Bekim Hoxha

Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha është liruar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Hoxhës, Artan Qerkini, i cili ka thënë se kryeshefi i AUVIT është liruar në procedurë të rregullt.

“Zotëri Hoxha është intervistuar, e ka dhënë një deklaratë. Konsiderojmë se nuk ekziston asnjë lloj dyshimi se ka kryer ndonjë vepër penale. Për vazhdimin e hetimeve do t’ju mbajmë të informuar”, ka deklaruar Qerkini.

Ndërkaq, para Hoxhës i lirë është lënë edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci.

Peci dhe Hoxha janë intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës pas bastisjes që Policia e Kosovës të martën ka kryer në katër lokacione të Ministrisë së Bujqësisë.

Të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për dhënien në shfrytëzim të Fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat