Rina Maloku braktis banesën ku jetonte me Festim Isufin, i tërheq gjësendet personale (pamje)

Aktuale

Rina Maloku braktis banesën ku jetonte me Festim Isufin, i tërheq gjësendet personale (pamje)

Më: 28 maj 2025 Në ora: 11:24
Rina dhe Festimi

Paraditen e së mërkurës në përcjellje të Policisë së Kosovës, Rina Maloku-Isufi ka tërhequr gjësendet e saj personale nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj, Festim Isufi, i cili vdiq tragjikisht më 9 maj, në banesën e tyre në kryeqytet.

Derisa, Rina bënte tërheqjen e gjësendeve të pranishëm kanë qenë ekipet e hetuesisë si dhe familjarë të Isufit.

I pranishëm në vendin e ngjarjes është parë edhe avokati Arianit Koci.

Tutje, sipas raportit të autopsisë, Isufi kishte 7 plagë në trup, të gjitha në zonën e qafës dhe fytit.

Përveç Isufit i cili me profesion ishte dizejnator, e lënduar nga ngjarja pati mbetur edhe Rina Maloku-Isufi, e cila është intervistuar ditë më parë nga hetuesit e Policisë së Kosovës në kuadër të hetimeve që po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Burime të medias tutje bëjnë me dije se familja Isufi ende nuk ka pranuar raportin mjeko- ligjor./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat