Musliu-Shoshi: Asociacioni si kusht s’ka qenë më herët

Aktuale

Musliu-Shoshi: Asociacioni si kusht s’ka qenë më herët

Më: 29 maj 2025 Në ora: 19:49
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e betuar e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi sonte në emisionin “DPT te Fidani” ka thënë se ne jemi nën masa të BE-së dhe sipas saj, asnjë shtet s’na sheh si kredibil për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ndërkaq, për Asociacionin si kusht ajo tha se s’ka qenë më herët, por sipas saj ka ardhur si rezultat i negocimit të Albin Kurtit.

“Ne jemi shtet nën saksione, apo nën masa të Bashkimit Evropian dhe asnjë shtet nuk ka sheh si vend kredibil që ne të jemi anëtarë të një institucioni jashtëzakonisht të rëndësishëm, siç është Këshilli i Evropës”.

“Për fazën e parë nuk ka qenë kusht, mirëpo për fazën e dytë ku është Komiteti i Ministrave, patjetër që ka qenë kusht dhe më lejoni të theksojë që Asociacionin në tavolinë e ka sjellur si kusht kjo qeveri, pra qeveria e Albin Kurtit, nuk ka qenë Asociacioni kusht më herët”.

“Asociacioni kusht ka ardhur si rezultat i negocimit të Albin Kurtit dhe tanimë Asociacioni është marrëveshje ndërkombëtare e cila krijon efekte juridike obligative për shtetin e Kosovës”, është shprehur tutje Musliu-Shoshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat