Haradinaj: Mafia energjetike nuk po fshihet më, kjo është gjendje e jashtëzakonshme

Aktuale

Haradinaj: Mafia energjetike nuk po fshihet më, kjo është gjendje e jashtëzakonshme

Më: 30 maj 2025 Në ora: 17:32
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar sot qeverinë dhe personat e përfshirë në tregun e energjisë si “mafi energjetike” që funksionon “nën dritën e diellit” dhe me emër e mbiemër.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj tha se kompania e vëllaut të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, po përfitojnë në emër të “tregut të lirë” në mënyrë të padrejtë, duke shpërblyer një grusht të ngushtë njerëzish ndërkohë që çmimin e paguan qytetari i thjeshtë.

“Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda,” tha Haradinaj, duke shtuar se kjo gjendje paraqet një emergjencë kombëtare dhe duhet të ketë një fund, i cili “nuk do të jetë i mirë për këtë mafi”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai përfundoi duke sfiduar qytetarët:

“Mbetet vetëm një pyetje për këtë popull: Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq?”

Ky reagim vjen në një kohë kur çmimet e energjisë janë në fokus të kritikave të shumta për ndikimet e tyre në jetën e përditshme të qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat