“Ani kur po thonë partitë e djathta...” – Godet Driton Tali: Ja kush i themeloi LDK-në, PDK-në dhe AAK-në

Aktuale

“Ani kur po thonë partitë e djathta...” – Godet Driton Tali: Ja kush i themeloi LDK-në, PDK-në dhe AAK-në

Nga: A.SH Më: 31 maj 2025 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Analisti Driton Tali thotë se partitë që sot pretendojnë të jenë “të djathta” në Kosovë, si LDK, PDK e AAK, kanë rrënjë të thella në të majtën ideologjike jugosllave.

Sipas tij, LDK u themelua nga ish-udhëheqës të strukturave të LKJ-së, ndërsa PDK dhe AAK nga figura të lëvizjeve marksiste-leniniste dhe “enveristë” të viteve ’80.

Postimi i plotë:

Ani kur po thonë "partitë e djathta ...".

LDK e krijuar nga ish udhëheqësit e OTH të ndryshme të LKJ'ës;

PDK e krijuar nga pjesëtarë të grupeve të ndryshe klandestine marksiste - leniniste (80%), dhe pjesa tjetër (20%) LKJ;

AAK gjithashtu e krijuar nga 80% "enveristë" e 20% "titistë".

Shndrrimi nga proletarë në milionerë, duke e zhvatë pronën publike, nuk ju bënë të djathtë.

E djathta është tjetër gjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat