Ushtrim i “Defender 25”, armiku eliminohet me dronët “Bayraktar TB2”

Aktuale

Ushtrim i “Defender 25”, armiku eliminohet me dronët “Bayraktar TB2”

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 21:25
Ushtrim i “Defender 25”

Një dron i armikut u pa brenda territorit.

Kjo alarmoi menjëherë njësinë anti-dron e cila me dronët “Bayraktar TB2” neutralizoi këtë mjet të kundërshtarit.

Një ndihmë ushtarëve u erdhi edhe nga snajperistët e vendosur në male.

Kundërpërgjigja ishte e menjëhershme nga ekipi anti-tank për eliminimin e targetit.

Kështu, nis edhe defanziva e njësisë ndihmëse e Forcës se sigurisë së Kosovës në përballje me armikun.

Përgjigja ishte e pa kompromis pasi qëllimi ishte mëse i qartë, asnjë pëllëmbë e tokës nuk do të cenohej.

Andaj për shkak të luftimeve të ashpra, në teren shtohet prezenca ushtarake.

Gjatë luftimeve pati edhe te plagosur, për çka ekipi mjekësor erdhi në vendngjarje.

Kështu përfundoi edhe ushtrimi i përbashkët “Defender Europe 2025” në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë.

Stërvitja ndërkombëtare ka nisur të mbahet në Kosovë nga 26 maji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat