Lushaku: Kurti nuk dëshiron të dorëzojë ekzekutivin, problem i madh të udhëhiqesh nga një njeri që s’e njeh as Kushtetutën

Aktuale

Lushaku: Kurti nuk dëshiron të dorëzojë ekzekutivin, problem i madh të udhëhiqesh nga një njeri që s’e njeh as Kushtetutën

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 11:07
Jehona Lushtaku

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushtaku, ka kritikuar kryeministrin për, siç tha ajo, refuzimin për të dorëzuar ekzekutivin, edhe pse, sipas saj, kjo është e përcaktuar me ligj dhe e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Kemi ligje që e specifikojnë dorëheqjen e ekzekutivit. Detyrat tona i kemi përfunduar – ajo tashmë është pjesë e gjyqësorit. I kemi dorëzuar të gjitha dokumentet që dëshmojnë se kjo qeveri nuk po respekton obligimet e veta,” tha Lushtaku.

Ajo akuzoi kryeministrin për mungesë respekti ndaj rendit kushtetues dhe mungesë gatishmërie për t’iu përgjigjur institucioneve të drejtësisë.

“Ai nuk dëshiron ta dorëzojë ekzekutivin. Ky është problem shumë i madh kur udhëhiqesh nga një njeri që nuk dëshiron t’i përgjigjet Kushtetutës. Nuk e kupton parimin bazik të demokracisë,” shtoi ajo.

Në lidhje me votimin për kryetarin e Kuvendit, Lushtaku theksoi se në emër të transparencës, çdo deputet ka të drejtë të vendosë vetë.

“Në emër të transparencës, secili deputet është i lirë të votojë,” përfundoi deputetja e LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat