Haradinaj: Sllovenia mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Sllovenia mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 20:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë, në shënim të Ditës së Republikës sllovene.

Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se ambasadores Minca Benedejçiq i shprehi mirënjohjen për mikpritjen.

Si dhe për përkushtimin e saj në forcimin e lidhjeve të ngushta mes dy vendeve.

“Sllovenia mbetet një partnere dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Haradinaj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat