Spartak Ngjela ka dalë me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke paralajmëruar krijimin e shtetit të tretë shqiptar në Gadishullin Ilirik, përkrah Shqipërisë dhe Kosovës. Ai e akuzon Sali Berishën për veprimtari që përkojnë me qëndrimet serbe kundër interesave të shqiptarëve, ndërkohë që kritikon politikën shqiptare për mbajtjen në skenë të një figure të shpallur “non grata” nga SHBA. Sipas Ngjelës, koha e politikanëve me interesa sllave po shkon drejt fundit dhe shqiptarët po hyjnë në një fazë të re historike.
Shkrimi i plotë:
*Shqiptarët janë pranë krijimit të shtetit të tretë shqiptar në Gadushullin Ilirik.
Kurse...
Saliu po e godet Shqipërinë njëlloj si Beogradi; tamam me fjalët e politikës serbe kundër shqiptarëve.
Por a e dëgjon Saliun njeri në Perëndim?
Fare!
Ku mund ta dëgjojë e ta ndjekë Perëndimi një individ si Berisha që e ka të ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse është një person nongrata në Amerikë.
Po politika dhe Parlamenti i Shqipërisë si mund të mbajë në gjendje aktive politike një individ i cili është nongrata në Amerikë si antiamerikan. (!)
A e di politika aktive në Shqipëri që garancia e shqiptarësisë sot, Shqipëri – Kosovë, është e siguruar nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!
Por na duhet ta themi hapur se shqiptarët e Shqipërisë ende nuk e kanë një qeverisje kombëtare që t’i mbrojë dhe të jetë e gjitha me interesin kombëtar.
Por koha do ta fshijë këtë gjendje shumë shpejt.
Keni për ta parë: sepse të gjithë politikanët e interesit sllav do të fshihen nga politika shqiptare e Shqipërisë.
Prisni dhe shikoni të ardhmen e afërt të tre shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik: Shqipëria, Kosova dhe Çamëria.
Edhe politika amerikane duhet ta dijë që aleati i saj i madh – shqiptarët në Gadishullin Ilirik – por presin shtetin e tretë të tyre – Çamërinë.*