“Luftëtar sypatrembur” – Haradinaj kujton dëshmorët e UÇK-së: Sa herë e kërkoi Atdheu, ata ishin të gatshëm për sakrificë

Aktuale

“Luftëtar sypatrembur” – Haradinaj kujton dëshmorët e UÇK-së: Sa herë e kërkoi Atdheu, ata ishin të gatshëm për sakrificë

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 13:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot disa nga dëshmorët e rënë për liri, duke vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në shërbim të atdheut.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka përmendur me respekt Enver Dobrajn, Jetmir Mazrekajn, Gazmend Lokajn, Ramiz Racin, Safet Rexhepin dhe Shaban Shabanin, duke theksuar se ata gjithmonë ishin të gatshëm për të dhënë gjithçka për vendin.

“Sa herë e kërkoi Atdheu, ata ishin të gatshëm për sakrificë. Enver Dobraj, luftëtar sypatrembur me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja kundër armikut. Të tillë ishin edhe Jetmir Mazrekaj, Gazmend Lokaj, Ramiz Raci, Safet Rexhepi dhe Shaban Shabani.

Nder dhe lavdi përjetë!”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat