Armend Halimi: Shqipërisë i duhen shqiptarë me shpirt, jo vetëm me pasaportë

Aktuale

Armend Halimi: Shqipërisë i duhen shqiptarë me shpirt, jo vetëm me pasaportë

Nga: A.SH Më: 8 qershor 2025 Në ora: 06:48
Tifozët shqiptarë

Dje, gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, forcat e rendit larguan një flamur me logo të UÇK-së, nga stadiumi.

Armend Halimi, njohës i sigurisë, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve politike të pushtetit të Shqipërisë, duke ngritur për herë të tretë pyetjen: "A ka Shqipëria shqiptarë?"

Ai kritikon mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë ndaj qëndrimeve pro-serbe dhe qëndrimin armiqësor ndaj Kosovës.

Sipas Halimit, simboli i UÇK-së u ndalua në një ndeshje futbolli, duke e cilësuar këtë akt si përulje ndaj politikave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. “Shqipëria ka nevojë për shqiptarë me shpirt, jo thjesht me pasaportë,” përfundon Halimi.

Shkrimi i plotë:

Për herë të tretë po e shtroj të njëjtën pyetje: a ka Shqipëria shqiptarë?

Pyetja është e thjeshtë. Nëse po, atëherë si është e mundur që në pushtet të mbahet një njeri, i cili në çdo qëndrim të tij politik shfaq hapur prirje pro-serbe dhe qëndron kundër Kosovës?

Pushteti i tij, përveç të tjerave, u dëshmua edhe sonte në një ndeshje futbolli. Një shqiptar u largua dhunshëm vetëm pse mbante logon e krenarisë sonë, UÇK-së. Dhe kjo, pa dyshim, ndodh për të ruajtur raportet e shkëlqyera të kryeministrit famëkeq të Shqipërisë me mikun e tij të ngushtë, Vuçiqin.

Shqipëria ka nevoj për shqiptar, jo me pasaporta, por me shpirt.!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat