Gërvalla për arrestimin e ish policit të Njësisë Speciale: Kemi informuar misionet diplomatike në Kosovë dhe Beograd

Aktuale

Gërvalla për arrestimin e ish policit të Njësisë Speciale: Kemi informuar misionet diplomatike në Kosovë dhe Beograd

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 12:02
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se i kanë njoftuar misionet e huaja diplomatike në Kosovë dhe Beograd për arrestimin e ish pjesëtarit të Njësisë Speciale, Arbnor Spahiu.

“Kemi informuar edhe në Kosovë edhe në Beograd misionet e huaja diplomatike.

Kemi kërkuar ndihmën e tyre, kemi kërkuar qartësi dhe shpresojmë që cështja mundësisht sot të qartësohet, pra ai të mos mbahet fare për 48 orë.”

Gërvalla u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës për kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat