Reagon Kurti për ndalimin e Arbnor Spahiut: Sjellja e Serbisë s’mund të normalizohet

Aktuale

Reagon Kurti për ndalimin e Arbnor Spahiut: Sjellja e Serbisë s’mund të normalizohet

Nga: A.SH Më: 11 qershor 2025 Në ora: 13:58
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë angazhuar maksimalisht për lirimin e shtetasit Arbnor Fatmir Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe në kufirin me Hungarinë.

Ai theksoi se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës është e papranueshme dhe nuk do të lejohet të bëhet pjesë e ndonjë normaliteti.

Reagimi i plotë:

Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.

Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat