​Qeveria në detyrë i ndan familjes Bukoshi 10 mijë euro

Aktuale

​Qeveria në detyrë i ndan familjes Bukoshi 10 mijë euro

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime, në mesin e tyre edhe atë për ndarjen e familjes së Bujar Bukoshit prej dhjetë mijë eurosh.

Qeveria ka marrë vendim për themelimin e këshillit organizativ për varrimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi, i cili nën përkujdesjen e kryeministrit në detyrë merr përgjegjësinë që të organizojë ceremoninë mortore që përfshinë mbledhjen komemorative nesër, homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe bartjen e arkivolit nga Forcat e Sigurisë të Kosovës për në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani. Në kuadër të këtij vendimi, familjes Bukoshi i ndahen 10 mijë euro.

Po ashtu u miratua vendimi për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për pesëdhjetë persona, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Personat subjekt të këtij vendimi gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi, raporton kp.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat