Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Aktuale

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Sindikatat e Hekurudhës së Kosovës nga sot do të hyjnë në grevë të përgjithshme për 48 orë.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin  kryetari i Sindikatës së Hekurudhave “Trainkos”, Florim Gjyrevci.

Ai tha se gjatë këtyre 48 orëve nuk do të funksionojnë linjat e trenit.

“Sot po fillojmë një grevë nga ora 08:00 që do të zgjas 48 orë do të jetë grevë e përgjithshme.. Linjat e trenit nuk funksionojnë gjatë këtyre 48 orëve. Jemi të gjithë sindikatat e hekurudhës së Kosovës”, tha Gjyrevci.

Gjyrevci shtoi se arsyeja e kësaj greve është mosrritja e pagave si dhe mosarritja e një marrëveshje me menaxhmentin sa i përket çështje.

“Nuk kemi arritur marrëveshje me menaxhmentin, dmth nuk ka plotësim të kërkesave tona”, tha ai.

Sindikatat e Hekurudhave kanë protestuar edhe më parë duke ndaluar qarkullimin e trenit për një orë, si shenjë pakënaqësie ndaj nivelit të ulët të pagave, të cilat sipas përfaqësuesve sindikalë nuk janë rritur prej 15 vitesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat