Ambasada amerikane në përvjetorin e lirisë: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës

Aktuale

Ambasada amerikane në përvjetorin e lirisë: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 10:56
Çlirimi i Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kujtuar 26 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Në një postim në Facebook, kjo ambasadë thekson se 12 qershori i vitit 1999 ishte një pikë kthese.

“Sot shënohen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese – një pikë që u lejoi familjeve të zhvendosura të ktheheshin dhe komuniteteve të fillonin rindërtimin”.

“ Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet”, thuhet mes tjerash në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat