Konjufca: Vetëvendosje ka sjell një standard të ri, Qeveria nuk duhet t’i mbivendoset Kuvendit

Aktuale

Konjufca: Vetëvendosje ka sjell një standard të ri, Qeveria nuk duhet t’i mbivendoset Kuvendit

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 00:18
Glauk Konjufca

Ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të vendosë një praktikë të re ku Qeveria nuk i mbivendoset Kuvendit.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit është hapi i parë që pasqyron vullnetin e qytetarëve dhe nuk duhet të kushtëzohet me krijimin e Qeverisë.

“Lëvizja Vetëvendosje, marrë me ajo që gjithmonë ka sjellë risi e të mira në shoqërinë tonë, e kjo risi është që Qeveria mos me iu mbivendosë Kuvendit… me qenë faza e parë konstituimi i Kuvendit, në të cilin nuk do të kishte arsye objektive kurrkush me pasë kundërshtime”, tha Konjufca.

Ai kritikoi partitë e tjera për bllokimin e procesit dhe tha se ky veprim dëmton vetë demokracinë.

“Nëse ti don që Kuvendin me e nxom peng edhe me ia mbivendosë zgjedhjen e Qeverisë, atëherë veprohet kështu siç po veprojnë sot partitë politike, po kjo absolutisht nuk mendoj që e ndihmon demokracinë”, u shpreh Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat