KQZ njofton për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet e 12 tetorit

Aktuale

KQZ njofton për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet e 12 tetorit

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë më 7 shtator 2025 dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025.

Ky proces është planifikuar për të mundësuar pjesëmarrjen e personave me nevoja të veçanta në zgjedhje, duke angazhuar ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, të cilat do të jenë të pranishme në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025.

Për regjistrimin e këtyre votuesve, KQZ do të bashkëpunojë me institucione relevante dhe do të përdorë një platformë elektronike për regjistrim.

Kategoria e votuesve me nevoja të veçanta përfshin tri grupe kryesore, të cilat do të regjistrohen brenda periudhës 7 shtator – 7 tetor 2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat