Hajrulla Çeku pritet të zyrtarizohet nesër si kandidat i VV-së për Prishtinën

Aktuale

Hajrulla Çeku pritet të zyrtarizohet nesër si kandidat i VV-së për Prishtinën

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 21:20
Hajrulla Çeku

Hajrulla Çeku pritet të zyrtarizohet nesër, më 18 qershor, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të tetorit.

Kandidatura e Çekut do të bëhet publike në një ngjarje zyrtare që do të udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili njëherësh është edhe kryetar i LVV-së.

Çeku është i njohur për përvojën e tij si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë Kurti.

Emri i tij ka qarkulluar prej muajsh si favorit për këtë garë, ndërsa tani duket se LVV është gati ta hedhë në fushë si kandidatin e saj kryesor për të marrë drejtimin e Prishtinë.a

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat