Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka pritur delegacionin amerikan nga Iowa, përkatësisht Hollie Zajicek dhe Jaki Livingston.
“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti me shtetin e Iowas është i një rëndësie të veçantë, dhe pikërisht eksplorimi i mundësive të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në shumë fusha ishte temë e diskutimit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Maqedonci theksoi se historia 14 vjeçare e bashkëpunimit, do të vazhdojë gjatë në funksion të progresit të vendit dhe ndërtimit të urave të miqësisë.
Postimi i plotë:
Ishte nder për mua të mirëpres sot në ndërtesën e Ministrisë një pjesë të delegacionit nga shteti amerikan i Iowa-s, zonjat Hollie Zajicek dhe Jaki Livingston.
Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti me shtetin e Iowas është i një rëndësie të veçantë, dhe pikërisht eksplorimi i mundësive të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në shumë fusha ishte temë e diskutimit.
Me shtetin e Iowas kemi histori bashkëpunimi 14 vjeçare, dhe ky partneritet do të vazhdojë gjatë në funksion të progresit të vendit tonë dhe ndërtimit të urave të miqësisë.