Çitaku përsërit: VV po e mban peng shtetin, të reflektojë

Aktuale

Çitaku përsërit: VV po e mban peng shtetin, të reflektojë

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 11:12
Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, është deklaruar pas dështimit të 34-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Çitaku para mediave ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po e mban peng shtetin.

Sipas saj, kjo për t’ia bërë një nder kandidatës së propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Sekretarja e PDK-së i bëri thirrje VV-së që të reflektojnë e të sjellin një zgjidhje që është përgjegjësi e tyre.

Ajo sërish përmendi faktin se partia e cila fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit i ka edhe 40 opsione tjera për kryetar të Kuvendit, që mund ta kishin edhe mbështetin e PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat