Tahiri: Ndërtimi i dy urave mbi lumin Ibër, bashkon qytetin e Mitrovicës

Aktuale

Tahiri: Ndërtimi i dy urave mbi lumin Ibër, bashkon qytetin e Mitrovicës

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 23:46
Arian Tahiri

Arian Tahiri, nënkryetar i Mitrovicës së Jugut sonte në emisionin “Edicioni Special” ka folur rreth synimit të Qeverisë në detyrë për të dertuar dy ura të reja në të dy anët e urës kryesore mbi lumin Ibër, me qëllim të lidhjes së Mitrovicës Veriore, e banuar me shumicë serbe, me Mitrovicën Jugore, e banuar me shumicë shqiptare.

Tahiri tha se përderisa një projekt është në të mirën e qytetarëve, atë projekt e mirëpret.

“Konsideroj se secili projekt i cili është në  të mirë të qytetarëve është i mirëseardhur edhe në Mitrovicë e gjithandej Kosovës. Jemi duke folur konkretisht për dy ura mbi lumin Ibër, që bashkojnë qytetin e Mitrovicës dhe që kontribuojnë në mirëqenie, standard dhe perspektivë më të avancuar në qytetin e Mitrovicës”, tha Tahiri.

Tutje, nënkryetari i Mitrovicës së Jugut foli rreth planeve të ndërtimit të këtyre dy urave.

“Njëra urë është projekt që lidhet që nga viti 2022, është një investim që ka bërë komuna e Mitrovicës përgjatë lumit Ibër, pra shëtitoren, e ka lidhur liqenin artificial me qendrën e qytetit të Mitrovicës. Është investim që është bërë në dy anët e lumit Ibër. Ky projekt ka mbetur peng për shkak të mungesës së mjeteve financiare”.

“Mirëpo, paralelisht me këtë, ka qenë ideja dhe vendimi që të krijohet edhe një urë tjetër, një urë që kontribuon gjithashtu në perspektivën dhe mirëqenie” u shpreh Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat