Protestë para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”, qytetarët kërkojnë fundin e bllokadës politike

Aktuale

Protestë para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”, qytetarët kërkojnë fundin e bllokadës politike

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 10:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa qytetarë janë mbledhur sot në hyrje të Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër bllokimit të vazhdueshëm të konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të fundit.

Protesta po mbahet në kohën kur për të 35-ën herë me radhë është thirrur seanca për përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Të pajisur me pankarta në duar, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me mesazhe të qarta si: “Kosova nuk mund të presë”, “Kushtetuta nuk është për lojë politike” dhe “Populli ka votuar, jo për t’u bllokuar”.

Sipas tyre, vonesat e vazhdueshme në formimin e institucioneve janë të papranueshme dhe përbëjnë cenim të vullnetit qytetar dhe të rregullave demokratike të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat