Tahiri: As Kosova, e as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve

Aktuale

Tahiri: As Kosova, e as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 13:27
Edita Tahiri

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore dhe ish-zëvendëskryeministre e Kosovës ka komentuar Samitin e NATO-s në Hagë.

Ajo ka theksuar se Trumpi u quajte ‘Baba’ në Samitin e NATO-s në Hagë, por as Kosova as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve, sepse, sipas saj, Kosova s’ka kryeministër, Shqipëria ka kryeministër por me zgjedhje të kontestuara.

“Trumpi u quajte ‘BABA’ në Samitin e NATO-s në Hagë – por as Kosova as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve, sepse Kosova s’ka kryeministër, Shqipëria ka kryeministër por me zgjedhje të kontestuara..

ky realitet është alarmues për dyja shtetet, kur dihet se Amerika është aleati kryesor dhe shteti me i fuqishëm i cili pas sulmeve ndaj Iranit riktheu supremacine në botë”, ka shkruar Edita Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat