Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Aktuale

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 22:48
Selam Shkodra

Njohësi i çështjeve politike, Selam Shkodra ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do ta zgjidhë bllokadën për konstituimin e Kuvendit.

Ai ka thënë se ky aktgjykim do duhej të kishte dispozita detyruese, duke e vlerësuar më shumë si analizë.

Shkodran në emisionin “Këndi i Debatit” ka thënë se zgjidhja është që partitë politike t’i kthehen ndonjë marrëveshje.

“Ky aktgjykim nuk besoj se do ta zgjidhë ngërçin i cili po na përcjell kaq muaj. Mendoj që palët janë të detyruara me ju kthye rrafshit politik me ju kthye marrëveshjeve politike.Ky aktgjykim është më shumë analizë sesa dokument juridik”, ka thënë ai.

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se seanca konstituive që nga e para e mbajtur më 15 prill nuk ka përfunduar duke vendosur që konstituimi i saj duhet të bëhet brenda 30 ditëve që nga publikimi i vendimit më 26.06.2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat