Zekaj zbulon pasojat e moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutës

Aktuale

Zekaj zbulon pasojat e moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutës

Nga: M.H. Më: 27 qershor 2025 Në ora: 10:47
Yll Zekaj

Yll Zekaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Zekaj ka sqaruar se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mund të sjellë pasoja penale për deputetët, përfshirë burgim nga 3 deri në 6 vjet.

Ai ka theksuar se Kryetari i Kuvendit në detyrë ka kompetencë të thërrasë deputetët e mëparshëm dhe të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, përcjell “Bota sot”.

Përmes këtyre shembujve, ka treguar sa e thellë dhe dinamike është jurisprudenca, veçanërisht kur shpjegohet nga profesionistët në media.

Postimi i plotë

Mbrëmë i mësova dy gjana të mençme që kurrë s’i kisha ditë ma herët, që:

Nëse nuk respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, prokurorët paska me iu dashtë me i fillu hetimet dhe deputetët paska rrezik me u dënu prej 3 deri në 6 vjet burg; dhe që Glauku qenka Kryetar i Kuvendit në detyrë dhe paska të drejtë me i thirrë deputetët e kalum, me ua marrë mandatin deputetëve të ri dhe me i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kjo jurisprudenca oqean hesap – sa po rrnon, po mëson, sidomos kur po i dëgjon profesionistët e fushës në studiot televizive!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat