Publicisti shqiptar, Milaim Nela ka reaguar pas deklaratave të fundit të preidentit amerikan, Donald Trump në lidhje me raportet Kosovë-Serbi.
Nela në një postim në Facebook, ngriti disa dyshime pas faktit se Trump në bisedë me Putinin, përmendi edhe Kosovën.
Publicisti kritikoi liderët politikë në Kosovë, derisa pyeti se “çfarë po luhet dhe vendoset për shqiptarët pa shqiptarët?”, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Kosova sërish pjesë e bisedimeve Trump - Putin! Është e dyta herë brenda 48 orëve që Presidenti Amerikan përmend Kosovën. Në Hagë e përmendi si sukses të tijin duke ndalur sulmin e Serbisë sipas tij e sot sërish si pjesë e bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin!
A kanë dijeni autoritetet e Kosovës për këtë?
Ndërkohë në Kosovë partitë ja kanë vendosur thikat në fyt njëra tjetrës të mëdhenjtë e trajtojnë Kosovën si tokë pa Zot dhe vendosin për të sikur është tokë bosh e pa Zot!
Çfarë po i fshihet publikut?
Luftë ka në Gaza!
Luftë ka në Iran!
Luftë ka në Ukrainë ...por jo në Kosovë!
Çfarë po luhet dhe vendoset për shqiptarët pa shqiptarët?