Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Aktuale

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 16:56
Albulena Haxhiu

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se prokuroria nuk ka kërkuar paraburgim për, siç e ka quajtur ajo, dhunuesin Valon Syla, por ndalim të afrimit te vendi apo personi i caktuar, përkatësisht viktima.

“Mjafton të dalësh nëpër studio, që të trajtohesh ndryshe nga sistemi i drejtësisë.

Këto veprime, përveç që janë të papranueshme, edhe i inkurajojnë dhunuesit që të vazhdojnë me veprime të dhunshme, sepse therë në këmbë nuk i mbetet. Mjerim!”, ka shkruar Haxhiu.

Dje u raportua se Valon Syla u ndalua për 48 orë nga policia nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj partneres së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat