Torta e PDK-së për Simiqin, Behrami i reagon Salih Zybës

Aktuale

Torta e PDK-së për Simiqin, Behrami i reagon Salih Zybës

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 21:03
Artan Behrami

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i ka reaguar Salih Zybës së Vetëvendosjes, duke deklaruar se do të “ndjekin rrugët ligjore për shpifjet e tij”, pasi Zyba tha se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Serbe.

Behrami e ka quajtur Zyben “aksident politik”.

“Sali Zyba nuk është as befasia e seancës, as shqetësimi i opinionit – është, thjesht, një aksident politik që përfaqëson standardin më të ulët të përfaqësimit parlamentar në historinë e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Behrami.

“Sa herë që thesi i rrenave u harxhohet, i kthehen Serbisë, Radojçiqit dhe Listës Serbe, të cilat e mbajnë Kurtin dhe VV-në politikisht gjallë. Sa herë që Kurti e humb betejën me popullin, përmes Dejonës, e ndërsyn tipin e Zybës, të cilin e ka bërë deputet me qykë të zorit për ta mbajtur grupin e tij parlamentar nën kërcënim të vazhdueshëm. Por, për shpifjet e Zybës do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, derisa demokracia do të triumfojë mbi tundimet autokrate të Kurtit. Sa për tortë, kumbarët e Listës Serbe në Kuvend dihet kush janë.

Është Kurti me VV-në që kërkojnë votën e fshehtë për të siguruar votën e Listës Serbe. Sali Zyba nuk është as befasia e seancës, as shqetësimi i opinionit – është, thjesht, një aksident politik që përfaqëson standardin më të ulët të përfaqësimit parlamentar në historinë e Kuvendit të Kosovës”, shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat