Bajqinovci: Kurti ndërton ura për integrim, disa analistë kërkojnë mure për ndarje

Aktuale

Bajqinovci: Kurti ndërton ura për integrim, disa analistë kërkojnë mure për ndarje

Nga: A.SH Më: 1 korrik 2025 Në ora: 23:15
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj debatit për ndërtimin e urave në Mitrovicë, duke mbështetur veprimet e kryeministrit Kurti për integrim dhe lehtësim të jetës së qytetarëve.

“Albini ndërton ura, ndërsa disa analistë po kërkojnë mure në veri – jo për rend apo ligj, por për ndarje,” shkroi Bajqinovci, duke e cilësuar një qasje të tillë si të papranueshme dhe të turpshme.

Postimi:

Albini ndërton ura për t’i integruar dhe lehtësuar jetën e qytetarëve.

E sonte? Disa analistë po qesin zjarr – kërkojnë mur në veri të Mitrovicës!

Jo për rend, jo për ligj, as për integrim – por për ndarje.

Për besë, marre!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat