Haradinaj: Kurti ka vendosur t’i harxhojë këto 30 ditë

Aktuale

Haradinaj: Kurti ka vendosur t’i harxhojë këto 30 ditë

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 11:37
Ramush Haradinaj

Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për mungesën e veprimeve konkrete në krijimin e shumicës parlamentare.

“Nëse Kurti i bën 61 veta të zgjedhë kryetarin.

Nëse nuk i bën ai na harxhon 30 ditë, na mban peng.

Po shihet se ai ka vendos me i harxhu këto 30 ditë pa e krijuar shumicën,” tha Haradinaj në një deklaratë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat