Maqedonci: Belgjika mirëpret atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, trupat belgë kontribuojnë në KFOR

Aktuale

Maqedonci: Belgjika mirëpret atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, trupat belgë kontribuojnë në KFOR

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 12:50
Foto nga takimi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, së bashku me ministrin e Mbrojtjes të Belgjikës, Theo Francken, në një konferencë të përbashkët për media njoftuan një hap të ri në zhvillimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Maqedonci theksoi se Belgjika ka miratuar zyrtarisht mirëpritur atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, duke kontribuar gjithashtu në sigurinë e vendit nëpërmjet angazhimit të trupave ushtarake belge në kuadër të KFOR-it. Ky hap do të forcojë më tej marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

“Mirënjohës pafund për mbështetjen që Belgjika i ka ofruar Kosovës që nga viti 2008, ndërsa jam tejet i entuziazmuar për marrëdhëniet tona që po fillojnë të thellohen në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.”, shkroi ai në Facebook.

Ministri Maqedonci gjithashtu theksoi rëndësinë e Belgjikës si një aleat të besueshëm të Kosovës në Ballkanin Perëndimor, duke shprehur optimizëm për forcimin e mëtejshëm të partneritetit me këtë shtet.

“Në Ballkanin Perëndimor, Belgjika gjithmonë do të ketë Kosovën aleat të besueshëm të saj. Bedankt België!”, përfundoi Maqedonci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat