Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Hadergjonaj sot ndër të tjera foli edhe për bejetën e Loxhës.
Ai u shpreh se kjo bejetë është produkt i një organizimi paraprak ushtarak.
“Beteja e Loxhës është produkt i një organizimi paraprak ushtarak. Në mars diku të vitit 98-të, qeveria në ekzil, e udhëhequr nga kryeministri Bukoshi e ngarkon me detyrë që të ngritë, zhvillojë, formojë Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonelin Ahmet Krasniqi”.
“Kolonel Krasniqi i kishte marrë menjëherë veprimet konkrete dhe paraprakisht kontaktet me ushtarakë edhe kanë ekzistuar, sepse pjesa dërmuese e ushtarakëve shqiptarë kanë qenë jashtë territorit të ish-Jugosllavisë, janë larguar nga shërbimi në ish-armatën popullorë të Jugosllavisë dhe kemi pasur disa koordinator dhe ishim në kontakt të vazhdueshëm nëpër shtete përkatëse”, u shpreh tutje Hadergjonaj.