Djali i Sabit Gecit theri me thikë kolegun e tij në Postë të Kosovës – Policia jep detaje

Aktuale

Djali i Sabit Gecit theri me thikë kolegun e tij në Postë të Kosovës – Policia jep detaje

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 14:55
Djali i Sabit Gecit theri me thikë kolegun e tij në Postë të Kosovës

Një rast i rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Postës së Kosovës.

Një person ka therur me thike një koleg të tij.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  09 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Ahmeti.

Për këtë rast, media ka raportuar se i përfshirë është djali i Sabit Gecit, Kushtrim Geci i cili pas therjes me thikë që i ka bërë kolegut është arratisur.

Sipas medias viktima, 46 vjeç, ka marrë lëndime në dorë dhe është trajtuar në QKUK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat