Osmani në Washington: Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me ShBA-në

Aktuale

Osmani në Washington: Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me ShBA-në

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 17:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, në Departamentin e Shtetit.

Osmani shtoi se me Hanrahan ritheksuan përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”.

“Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, u shpreh Osmani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat