​Inaugurohen hapësirat e reja të IPK-së në Mitrovicën e Veriut

Aktuale

​Inaugurohen hapësirat e reja të IPK-së në Mitrovicën e Veriut

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 17:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sot së bashku me kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj, kryetarin Erden Atiq dhe zëvendësdrejtorin rajonal Veton Elshani, inauguruan hapësirat e reja të Inspektoratit Policor të Kosovës në rrugën “Çlirimi”, në Mitrovicën e Veriut.

Kjo paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të IPK-së dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve, forcimin e integritetit të Policisë së Kosovës dhe rritjen e besimit të qytetarëve, ka shkruar Sveçla në Facebook, raporton KosovaPress.

Në këto ambiente të reja, zyrtarët e IPK-së do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve për adresimin dhe trajtimin e raportimeve të tyre.

Do të vazhdojmë punën pa u ndalur për forcimin e të gjithë mekanizmave që garantojnë më shumë siguri dhe sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë, ka përfunduar Sveçla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat