Reagimet në Rahovec: Popoviqi i ofendoi çlirimtarët e Kosovës

Aktuale

Reagimet në Rahovec: Popoviqi i ofendoi çlirimtarët e Kosovës

Më: 19 korrik 2025 Në ora: 21:01
Igor Popoviq

“Vëllezërit tanë janë viktima pasi terroristët e UÇK-së nuk kanë dashur që serbët të jenë në këto treva”. Këtë gjuhë të urrejtjes kundër Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, e pati të premten Igor Popoviq në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Një diskurs i tillë, sipas një veterani të UÇK-së, është jashtëzakonisht shqetësues.

Një njohës i çështjeve juridike, tregon se cilat janë masat që mund të ndërmerren për deklarime të tilla.

Kundërshtime ndaj deklarimit të Popoviqit patën edhe rahovecasit.

Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për këtë çështje duke thënë se zyrtari i lartë i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe do ta marrë dënimin e merituar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat