Gashi përmend listën e zezë kur flet për Limajn: LDK-ja s’e voton

Aktuale

Gashi përmend listën e zezë kur flet për Limajn: LDK-ja s’e voton

Më: 21 korrik 2025 Në ora: 11:20
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha para mediave se partia në të cilën ai bën pjesë nuk e voton Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.

Ai tha se situata është e komplikuar për kryetar të Kuvendit për Fatmir Limajn, megjithatë theksoi se LDK-ja nuk ia jep votën.

“Çdo takim mes kryetarëve të partive politike konsideroj se është pozitiv, shpresoj që të gjendet një zgjidhje. Nuk e votojmë Limajn.

Mendoj se është situatë e komplikuar për kryetar te kuvendit për Limajn. Po këto problemet që i ka, në listë të zezë dhe e bëjnë pak më problematike për një kryetar të kuvendit”, u shpreh Gashi para fillimit të seancës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat