Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, nuk ka pranuar të komentojë vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pasojat juridike nëse s’ka konstituim të Kuvendit deri më 26 korrik, afat i paraparë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar ende në forumet e partisë, andaj nuk mund të komentojë të njëjtën.
Deliu: “Përgjigjen do të japim sapo të diskutojmë në forumet e partisë
“Përgjigjen do të japim sapo të diskutojmë në lidhje me këtë qëndrim të fundit të presidentes. Ka pasur zhvillime të pafundme dhe ka qenë e pamundur që konkretisht të kemi qartësi lidhur me këtë kërkesë të presidentes. Para se gjithash është e rëndësishme se Kosova po afrohet në përmbyllje të afatit 30-ditor të kërkesës së Kushtetueses. Presim që seancat e fundit për të përmbyllur këtë cikël të rëndë të 52-herë të seancave. Besoj se në një moment që jemi, dhe veprimet e fundit të autoriteteve serbe me arrestimin e ish ushtarëve të UÇK-së por edhe situata politike e rëndë kërkon që Kosova t’i ketë sa më herët institucionet e saj”, tha ajo.
Megjithatë, ajo shtoi se do të ishte lajm i mirë për vendin nëse ka formim të institucionet në ditët në vijim, por u shpreh e rezervuar të jap një opinion mbi marrëveshjen e mundshme LVV-Nisma.
Deliu: të ishte lajm i mirë nëse do të kishim formim të institucioneve të reja.
“Do të ishte lajm i mirë nëse do të kishim formim të institucioneve të reja. Kosova po vuan nga paaftësinë LVV-së për t’i dhënë rrugë formimit të institucioneve të reja. Unë nuk mund t’i komentojë marrëveshjet pasi kjo nuk është detyrë e imja”, tha ajo duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, në përpjekjen e 51-të për konstituim të legjislaturës së nëntë.