Ambasadori britanik reagon pas dështimit të seancës konstituive: Politikanët të bëhen bashkë dhe të gjejnë një zgjidhje

Aktuale

Ambasadori britanik reagon pas dështimit të seancës konstituive: Politikanët të bëhen bashkë dhe të gjejnë një zgjidhje

Më: 25 korrik 2025 Në ora: 13:04
Jonathan Hargreaves

Ambasadorët e shteteve mike në Kosovë dëshmuan dështimin e tentimit të 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi tentoi formimin e komisionit për votim të fshehtë për kryeparlamentar, megjithatë ky komision dështoi teksa seanca e radhës u caktua për nesër në ora 14:00.

Pas përfundimit të seancës konstituive, ambasadorët u panë duke u larguar të dëshpëruar nga holli i Kuvendit.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves përmes një postimi në Facebook bëri thirrje që deri nesër liderët politikë të gjejnë konsensusin për të kaluar këtë situatë.

"Sot përfaqësuesit diplomatik të miqve të Kosovës dëshmuan dështimin e 52-të me radhë për të konstituuar Kuvendin. I lutem politikanëve të Kosovës të bëhen bashkë dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit para se nesër të përfundojë afati i Gjykatës Kushtetuese. Ndryshe Kosova po hyn në territor të pashkelur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin domethënës politik dhe aftësinë për të marrë vendime vendimtare dhe ndërkombëtare, të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve", ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat