Ky është shqiptari që ndezi zjarrin qëllimisht në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë

Aktuale

Ky është shqiptari që ndezi zjarrin qëllimisht në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë

Më: 27 korrik 2025 Në ora: 13:30
Personi që ndezi zjarrin qëllimisht në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me barishte në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut, më 26 korrik 2025, rreth orës 15:45.

Burime të sigurta bëjnë me dije se i dyshuari për zjarrvënien është Zenun Mustafa, rreth 42-vjeçar, i cili fillimisht ishte në arrati, por rreth orës 21:00 është arrestuar nga Policia.

Pas lokalizimit të zjarrit nga zjarrfikësit dhe intervenimit të Policisë, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar inicimin e rastit “Zjarrvënie”.

Mustafa është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat